Ish-Komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi, varroset nesër në Prizren

Nga ora 14.00, në platonë e varrezave të ‘’Martirëve të Tusuzit’’, do të bëhen edhe nderime pranë arkivolit të komandantit, Esat Krasniqi.
Ish-komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi, do të përcillet nesër (e enjte) për në banesën e fundit, në ora 15.00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, njofton Klan Kosova,
Ai veç tjerash thotë se nga ora 14.00, në platonë e varrezave të ‘’Martirëve të Tusuzit’’, do të bëhen edhe nderime pranë arkivolit të komandantit, Esat Krasniqi.
Ish-komandanti Esat Krasniqi, vdiq sonte, ndërsa raportohet se ai kishte kohë të gjatë që vuante nga disa probleme shëndetësore.
”Njoftim nga:
OVL-UÇK-së në Prizren.
Njoftojmë opinionin se varrimi i komandantit Esat Krasniqi bëhet më 25.03.2021 e enjte ora 15:00 (iqindi) në varrezat e qytetit të Prizrenit. Nga ora 14:00 në platonë e varrezave të “Martirëve të Tusuzit” do të bëhen nderime pranë arkivolit të komandant Esat Krasniqit.
Sekretari OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha”.