75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / k.v

Ish-komandanti i UÇK-së, Musa Dervishaj: Ja kemi borxh “Çelikut”, prandaj e pritëm si i ka hije në Runik

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë është pritur ngrohtësisht nga banorët e Runikut të Skenderajt.

Ish-komandanti i UÇK-së, Musa Dervishaj me bashkëfshatarë kanë organizuar pritjen e “Çelikut”, duke i ofruar përkrahje të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dervishaj që dikur ishte pjesë e AKR-së dhe kishte marrë rreth 1.500 vota në Skenderaj, ka dalë haptas në përkrahje të frymës “me çlirimtarët”.

“Është nder të respektohen e turp të injorohen ÇLIRIMTARËT! I plagosur në luftën që po na e shajnë sot, së bashku me shumë shokë për të arritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës kaluam përmes njësiteve të komandant “ÇELIKUT””, ka shkruar Musa Dervishaj në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se një argat ia kishim borxh Fatmir Limajt, prandaj e pritëm ashtu si na ka hije në Runik.