20:04 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Ish pjesëtari i UÇK-së nuk pranon të paraqitet pranë Gjykatës Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Speciales, pasi nuk e njëh këtë gjykatë, transmeton Indeksonline.

Ai u ka bërë thirrje edhe ish-luftëtarëve të tjerë që mos të shkojnë në Gjykatë Speciale.

Më poshtë postimi i pa ndërhyrje i Shalës:

Un si komandant i njesis speciale shtabit te pergjigjeshem te UQK posa morro nje leter pre euleksit thirrje per Hag . Un si emer Remzi shala . Me msedonim molla kuqe.. nuk do ti pergjigjem ksaj ftese…se un nuk e njoh ket gjykat .. UQK asht . Krenari e kombit ton .

Na jemi gjak shqiptari . Pik se pari shkruj dhe ju them se kjo gjykat nuk o kon dasht mu formu dhe dy dhoma te specializuar ne serbi qe i kan hap .. e veprojn ne pjestrat e UQK .. aj person qe u ardh ne shtepin time dhe ma ka pru ket ftes mka then se jom gjerman punoj per uleksin dhe duhehesh mu lajmru pa tjeter gjykates speciale ne Hag ..

un me ni fjal ju kom than qe nuk e njoh ket gjykat un kom luftu per ket dhe ju keshilloj gjith keta qka jemi dhe kemi kontribu per ket atdhe per ket vend toni sa gjaku u derdh mos te dorzohii e mos shkoni se na krime nuk kemi bo .. me respekt . Remzi shala .. Komandat Molla Kuqe”. /Indeksonline/