75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Z S

Ish-komandatit i UÇK-së Azem Syla, shkon për vizitë tek babi i Thaçit në Spital

Ish-komandati i UÇK-së, Azem Syla gjatë ditës së sotme ka vizituar babain e ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi që tash e disa ditë po qëndron i shtrirë në Spital.

Haxhi Thaçi babai i Hashimit po gjendet në trajtim mjekësor në Spitalin Amerikan të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Hamzë Morinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

May be an image of 2 people and hospital

‘’Sot, ne oret e pasdites ish -Komandanti Suprem i UÇK-sẽ z. Azem Syla i shoqeruar me kardiokirurgun Arber Kutllofcin vizituan babain e ish presidentit te Republikes se Kosoves  z. H . Thaqit, Haxhi Thaqin cili gjendet ne trajtim mjekeser  ne spitalin Amerikan në Prishtine’’, ka shkruar ai./Indeksonline/