Ish-kongresisti amerikan DioGuardi bën thirrje që të mbështetet me votë Albin Kurti në zgjedhjet nesër

Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 në Kosovë, Joe DioGuardi, ish-Kongresist republikan dhe President themelues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka dërguar një mesazh të fuqishëm në mbështetje të rizgjedhjes së Kryeministrit Albin Kurti. DioGuardi ka shkruar për rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe forcës që ka treguar qeveria e Kurtit në mbrojtje të interesave të Kosovës, si dhe qëndrimin ndaj Serbisë dhe ruajtjen e pavarësisë së Kosovës.
DioGuardi ka theksuar se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë treguar se do të punojnë për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe për arritjen e paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore.
Në fund, DioGuardi tha se me Kryeministrin Kurti Kosova ka treguar që vazhdon të jetë forca më properëndimore, prodemokratike dhe pro multietnike në zemër të Evropës Lindore.
Ky mesazh i DioGuardit vije në një moment të rëndësishëm për Kosovën, duke ofruar mbështetje të fuqishme për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe politikën e tij.