Ish konkurentja e ‘Për’puthen’: Kam vuajtur, babi më ndiqte me taxi

Shqipja tregon detaje që nuk i kemi ditur për të.
Ish-pjesëmarrësja e emisionit ‘Përputhen‘, Shqipe Hysenaj ka zbuluar më shumë nga jeta e saj personale.
Në emisionin ‘Ftesë në 5’ te Bieta Sulo, Shqipja ka treguar detaje nga jeta që më parë nuk i kemi dëgjuar.
Ajo ka folur për fëmijërinë e saj e cila tha se ka qenë shumë e llastuar nga prindërit dhe nuk i ka munguar asgjë. Po ashtu, ajo shton se ka vuajtur nga vëmendja e tepërt nga e gjitha familja, madje kur ka filluar shkollën e mesme tregon se si babai i saj e ndiqte me makinën taksi.
‘Unë kam vuajtur nga vëmendja e tepërt kur kam qenë fëmijë kam pasur shumë vëmendje të prindërve, xhaxhallarëve, hallës, tezes kanë gjithmonë pas meje, ndonjëherë vëmendja e tepërt ashtu si mos vëmendja të mbyt. Shumë fëmijë e kanë të tepërt ose i mungon’, thotë Shqipja.