75 Mall Live Search
23:39 / E Enjte, 07 Prill 2022 / MSH

Ish-konkurrenti ironizon çiftin Mikela-Erion: “Dashnorë të bukur por jo …”

Pak javë më parë u largua nga “Përputhen” një nga konkurrentët, Bledi. Ai mori këtë vendim për arsye familjare.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar më qartë arsyen e largimit të tij nga emisioni i dashurisë. Madje Bledi ka bërë edhe një deklaratë të fortë për një nga çiftet në program.

“Kam pasur edhe arsyet familjare që i kam shprehur edhe në program brenda, që ata i dinë. Po edhe kohët e fundit po shikoja disa gjëra që nuk po shkonin ashtu siç i kisha planifikuar unë, siç i kisha menduar unë. Janë disa momente aty ku më vjen keq ta them por kur të shohin që ti nuk je në rregull dhe nuk je mirë emocionalisht, të sulmojnë që të të nxjerrin nga vetja dhe më tepër të të ulin. Këto gjëra nuk më pëlqejnë fare. Dhe thashë sa të dal dikush që nuk jam, më mirë po largohem fare”, tha ai në “Natë me Aulonën”.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” gjithashtu tha për dyshen Mikela-Erjoni se nuk i shikon bashkë si çift duke i cilësuar si “dashnorë të bukur.”

“Dashnorë të bukur por kurrë bashkë! E ka thënë edhe Bruno këtë fjalë. Edhe i qëndroj edhe unë. Nuk i shoh bashkë”, u shpreh ai.