Ish-konkurrentja e “It’s my Love” ‘kërcënon’ Antigonën: Nuk ua kom toleru rrenat, i kom krejt mesazhet!

Nga ish-konkurrentet e “It’s my Love”, ka pasur akuza se edhe në këtë program ka skenare.
Së fundmi, ish konkurrentja, Valja, bëri një postim me të cilin e ‘kërcënoi’ opinionisten e programit, Antigonën, shkruan Indeksonline.
Kjo erdhi pasi e njëjta kishte akuzuar Valen puntata më parë për shkak se kishte qenë një vajzë që besonte lehtë dhe në fund nuk pati rezultat në lidhjen me Petritin.
Ky rrëfim bëri që Valja të nxjerr të vërtetën duke thënë që ka qenë e vetmja që nuk i ka toleruar dredhinat dhe rrenat, dhe që ekzistojnë mesazhet që kanë biseduar këto të dyja.
Më poshtë reagimi i plotë./Indeksonline/
