11:00 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” uron Trixën: Urime mbretëreshë e vërtetë!

Gjatë ditës së sotme, Trixa feston ditëlindjen e 28-të, e që në këtë datë speciale i surprizoi fansat me një këngë të re.

Në llogarinë e saj në Instagram pranoi urime të shumta nga familjar, miq e fansa, shkruan Indeksonline.

Në mesin e tyre ishte edhe urimi i ish-konkurrentës së “Për’puthen”(i cili moderohet nga Bora Zemani), Antonela Berisha, ku e njëjta kishte qenë pjesëmarrëse edhe në “BBV” dhe nga aty kishte nisur miqësia mes të dyjave.

Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë e vërtetë @beatrixramosaj U realizofshin të gjitha dëshirat tuaja sot dhe gjithmonë. Të dua”, ishte urimi special i saj./Indeksonline/