75 Mall Live Search
07:52 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

Ish-krerët e UÇK-së sot dalin para gjykatës

Në Dhomat e Specializuara sot do të mbahet seancë gjyqësore.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të dalin përballë trupit gjykues për seancën e radhës për krime lufte, shkruan IndeksOnline.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:00.

Seanca e djeshme u shoqërua me momente të pazakonta kur ish-president Thaçi ngriti dorën edhe u ngrit në këmbë ku kërkoi të konsultohej me avokatët e tij.

Dje gjatë ditës deklaroi dëshmitari Sokol Bashota, i cili u pyet rreth Rambujesë./IndeksOnline/