75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / MSH1

Ish-krerët e UÇK-së votojnë nga Haga për Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 28 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i votimit për këta shtetas është realizuar gjatë kësaj jave, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Ai ka theksuar se, pavarësisht ndodhjes së tyre jashtë vendit, të paraburgosurit në Hagë kanë pasur mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të marrë pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

“Gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Elezi.