75 Mall Live Search
17:25 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales sulmohet me vezë (VIDEO)

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales është sulmuar me vezë, gjatë prezantimit të librit autobiografik.

Sulmi ndodhi nga xhaxahi i tij, ku sipas raportimeve ka të bëjë me skandalin e Rubiales, i cili puthi futbollisten e Spanjës, Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj në Botërorin e femrave 2023, shkruan IndeksOnline.

Ai në muajin shkurt u shpall fajtor në Shkurt nga Gjykata e Lartë e Spanjës për sulm seksual.

Gjatë eventit në Madrid, ndërsa ishte ulur në një stol në skenë, Rubiales u ngrit me shpejtësi për t’u shmangur tre vezëve të hedhura drejt tij. Një i goditi në pjesën e pasme të xhaketës, ndërsa një tjetër u përplas në ekranin pas tij, teksa ai u fut mes audiencës.

“Më goditi një burrë, që më pas e pashë se ishte xhaxhai im, një njeri problematik, gjithmonë ka qenë i tillë,” u tha ai gazetarëve. Ai kishte disa vezë dhe m’i hodhi, por fillimisht nuk e dija çfarë kishte në duar. Kur e pashë, mendova se mund të kishte një armë”, deklaroi Luis Rubiales pas sulmit./IndeksOnline/