19:38 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ish kreu i Kushtetueses “hajn”, Kryeprokurori “falsifikator” dhe veteranët e rrejshëm

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish eprori i lartë ushtarak, Naim Maloku nuk ka qëndruar indiferent rreth dy temave kryesore të ditës.

Ai e ka përmbledhur në një status të vetëm polemikën në distancë mes ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe çështjen e shumëpërfolur të veteranëve të rrejshëm të luftës, shkruan AktivPress.

Ja çka shkruan Maloku në llogarinë e tij në Facebook:

Ish Kryetari i Gjykates Kushtetuese, i cili i shkarkoj dy president, Enver Hasani qenka denu per hajni.

I njejti po tregon qe Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi paska falcifiku provimin e jurispodences- pra me dokumente te falcifikuara eshte perzgjedhe Kryeprokuror!

Kush me e akuzu tani Kryeprokurorin?

Ani po thone: ” jane ba rrejshem veteran per page 170 Euro”!?./AktivPress