75 Mall Live Search
20:28 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Ish-kryeministri Hoti: Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për vdekjen e aktorit të njohur kosovar, Rasim Thaçi Cima.

Në postimin e tij, Hoti ka shkruar se Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për shkuarjen në amshim të artistit të madh, sportistit e njeriut të mirë, Rasim Thaqit – Cima.Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë. Ai me humorin, talentin dhe kapacitetin e tij na dhuroi buzëqeshje e kultivoi pozitivitet pafund, ndaj dhe do të mbetet i përjetshëm për ne dhe brezat e ardhshëm.Ngushëllime familjes Thaqi, miqve, komunitetit artistik dhe mbarë shoqërisë.Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Cimës tonë!