08:10 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Ish-kryeministri Hoti nis pushimet në Ulqin

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka filluar pushimet verore.

Me t’u ngrohur moti, ai ka gjetur pak kohë relaksi për vetën dhe familjen e tij.

Deputeti këtë herë destinacion kishte Ulqinin, ku në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se ndodhet te plazha e madhe.

Po ashtu në këto pamje shihet se me Hotin ndodhet edhe bashkëshortja e tij, Servete Ukaj-Hoti.