75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / BA

Ish-kryeministri i Kanadasë në romancë me këngëtaren Katy Perry, reagon për herë të parë ish-bashkëshortja e Justin Trudeau

Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë, vetëm disa ditë pasi ish-partneri i saj u pa në një udhëtim me këngëtaren Katy Perry.

Në një postim në Instagram, prezantuesja televizive ka shkruar mbi dashurinë duke thënë se ajo nuk ka të bëjë me posedimin por me praninë.

Ndonjëherë harrojmë se asgjë që duam nuk është e menduar të mbahet. Dashuria nuk ka të bëjë me posedimin, por me praninë. Kur lirojmë atë që nuk mund ta mbajmë, krijojmë hapësirë për të vërtetën e lidhjes, intimitetin dhe kujtesën”, shkroi Sophie.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e përballimit të përkohshmërisë dhe të qëndruarit me zemër të hapur përballë humbjeve, duke reflektuar mbi vdekjen e babait të saj vitin e kaluar dhe emocionet që kjo solli. Mesazhi i saj u mirëprit nga ndjekësit, disa duke thënë se postimi i kishte prekur zemrën dhe i kishte dhënë ngushëllim.

Sophie u nda nga Justin Trudeau në gusht 2023 pas 18 vitesh martesë ku kanë edhe tre fëmijë bashkë.

Gjatë fundjavës së kaluar, Justin, 53 vjeç, u pa duke u puthur dhe përqafuar me Katy Perry në jahtin e saj pranë brigjeve të Santa Barbara-s, Kaliforni. Ky është një vazhdim i spekulimeve për një romancë të mundshme mes tyre, pasi ata ishin parë për herë të parë së bashku në korrik gjatë një darke intime në Montreal.

Katy, e cila ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, u nda nga Orlando Bloom më herët këtë vit dhe ishte më parë e martuar me komedianin Russell Brand nga 2010 deri në 2012.