75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / LB

Ish-kryeministri i Kanadasë përkrah Katy Perry në koncertin e saj pas darkës së përbashkët

Pak pasi ish-kryeministri i Kanadasë dhe Katy Perry darkuan së bashku në Montreal, Justin Trudeau ndoqi koncertin e saj në kuadër të turneut Lifetimes më 20 korrik.

Në fotot në rrjetet sociale, Justin shihet duke buzëqeshur dhe duke ndjekur koncertin nga një zonë e veçantë, sipas E!

Ai ishte veshur thjesht me fanellë të zezë dhe pantallona të errëta. Kjo mbështetje vjen dy ditë pasi ata darkuan së bashku në restorantin Le Violin në Montreal.

Sipas TMZ, ata ishin vetëm në një tavolinë të vogël, me sigurim pranë. Kuzhinieri i restorantit vizitoi çiftin, ndërsa Katy u përkul për të dëgjuar më mirë Justin. Dalja dhe koncerti ndodhin pak më shumë se një muaj pas ndarjes së Katy dhe i fejuarit të saj Orlando Bloom, me të cilin kanë një vajzë katërvjeçare.

Ata nuk kanë folur publikisht për ndarjen, por përfaqësuesit e tyre konfirmuan se po fokusohen në bashkëprindërim. Tri ditë më pas, Katy dhe Orlando u ribashkuan në Itali me miqtë Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez Bezos.

Orlando, 48-vjeç, ka postuar mesazhe për fillime të reja, duke cituar Budën: “Çdo ditë është një fillim i ri”.