16:17 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Ish kryeministri italian Berlusconi shtrohet urgjentisht në spital, mjeku i tij: Ka probleme me zemrën

Ish kryeministri, Silvio Berlusconi ditën e sotme është shtruar urgjentisht në spital, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo.

“Ish-kryeministri Silvio Berlusconi është shtruar urgjentisht në spital në Monte Carlo për shkak të problemeve me zemrën,”-ka thënë ai

Gjithashtu, Alberto Zangrillo ka thënë se ai është shtruar në një spital në Mynih të Gjermanisë, pasi sipas tij ishte më e drejt sesa të tranferohejë në Itali.

84-vjeçari më parë ka rezultuar pozitiv dhe  me Covid 19, të cilin e kalojë me simptoma të rëndë. Ai drejtoi Italinë si kryeministër në qeveritë e viteve 1994-1995, 2001-2006, 2008-2011.