75 Mall Live Search
12:45 / E Diele, 11 Dhjetor 2022 / LB

Ish kryeministri Majko: Në veriun e Kosovës po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka komentuar ngjarjet e fundit përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Majko që ishte në krye të qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se në veri të vendit tonë po zhvillohet “skenari” i Donbasit.

“Serbia ka filluar një ‘lodër’ të vjetër në kushte të ‘reja’ me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit në Ukrainë”, ka shkruar Majko.

“Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandar Vuçiq”, përfundon ai.