Ish-kryeministri Haradinaj, pret në takim kryetarët e të gjitha partive parlamentare

Në orën 14:00 në Kuvend të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim liderët e partive politike.
Kreu i AAK-së i ka ftuar ata që të bisedojnë lidhur me përgatitjet e kësaj konference, për të cilën ai ka propozuar që të jetë dyditore, e ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian.
Këtë e ka bërë të ditur dje gjatë ditës përmes një shkrimi në Facebook. Haradinaj ka thënë se duhet që të dilet nga kjo situatë që është duke e dobësuar pozicionin e Kosovës./IndeksOnline/