75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / SH

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, dënohet me vdekje

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, është dënuar me vdekje për krime kundër njerëzimit.

Një gjykatë në Daka e shpalli 78-vjeçaren fajtore të hënën për shtypjen e dhunshme të protestave masive të vitit të kaluar.

Hasina, e cila sundoi Bangladeshin me grusht të hekurt për 15 vjet, iku në Indi pas protestave.

Protestat përfunduan me arratisjen e Hasinës në Indi, ku jeton që atëherë.

Ajo u gjykua në mungesë nga një gjykatë e posaçme.

Midis të të pandehurve, vetëm ish-shefi i policisë Abdullah al-Mamun ishte i pranishëm në shpalljen e dënimit./Indeksonline/