Ish kryeprokurori Dërguti kthehet në Kosovë, intervistohet nga organet kompetente

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, është kthyer në Kosovë. Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet ai bashkë me avokatin e tij, Ramë Gashi duke hyrë në intervistimin në Prokurori.
Mediat kanë publikuar një aferë, ku është i përfshirë ai dhe dy persona tjerë.
Përmes një reagimi publik, Dërguti ka thënë se është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha organet kompetente për të sqaruar çdo sekuencë lidhur me këto publikime, posa të kthehet në Kosovë, në mënyrë që të zbardhet e vërteta, e sipas saj sipas tij, është ndryshe nga ajo që është paraqitur në media./Indeksonline/