17:00 / E Premte, 15 Janar 2021 / A. M.

Ish-kryeprokurori propozohet të garojë për deputet nga LDK-ja

Ish-prokurori, Sylë Hoxha është propozuar për deputet në listën e Lidhje Demokratike të Kosovës.

Indeksonline ka siguruar listën ku emri i Hoxhës figuron në propozimet jashtë kuotës.

Çka po kërkon ish-prokurori Sylë Hoxha në tubimin e LDK-së? - Bota Sot

Ndryshe, Hoxha kishte përfunduar mandatin në organet e drejtësisë në fund të vitit 2020.

BIOGRAFIA

Sylë Tahir Hoxha, i lindur më 10 shkurt 1955 në fshatin Gjonaj KK Prizren. Shkollën fillore e kreu në fshatin Gjonaj, shkollën e mesme – gjimnazin e kreu në Prizren. Më 15 mars 1981 diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Me 01 qershor 1981 ka filluar të punojë si praktikant në një ndërmarrje për montimin e nxehjes qendrore dhe ujësjellësit “Metalax “në Prizren. Në vitin 1982 gjer në mars 1983 ka qenë referent juridik në atë ndërmarrje. Prej marsit 1983 gjer më 1 tetor 1984 ka punuar si referent juridik në drejtorinë për punë pronësoro juridike në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Prej dt. 01 tetor 1984 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren, të cilën funksion e ka kryer gjer më 20 korrik 1992 kur është shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Serbisë.

Prej korrikut të vitit 1993 gjer në gusht të vitit 2000 ka punuar si avokat. Më dt. 08 gusht të vitit 2000 është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren, ku ka punuar gjer më 10 mars 2006.

Prej dt. 10 mars 2006 gjer më dt. 10.01.2008, ka qenë i emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Prej janarit 2009 deri në fund qershorit 2010, ka punuar avokat.

Më dt. 29 qershor 2010, nga Presidenti i Republikës së Kosovës është emëruar prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren.

Nga 27 prilli 2011 është caktuar ushtrues i detyrës së kryeprokurorit në Prokurorinë e Qarkut në Prizren.