19:24 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ish-kryetari i AKR-së në Drenas, Elmi Thaqi i del në mbështetje Ferat Shalës

 Ish kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) në Drenas, Elmi Thaqi ka njoftuar sot se është rreshtuar krah “Dekadës së Re”, me kandidantin për kryeministër Kadri Veseli.

 Ai është takuar sot me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala të cilit i ka premtuar mbështetje në zgjedhjet e 6 tetorit, transmeton Indeksonline.

“Sot pata nderin të takojë ish-komandant “Pëllumbi”, profesor dr.Ferat Shalën, ku njeherit është kandidat për parlamentin e Republikës së Kosovës, se bashku me kryetarin e nëndegës së Llapushnikut z.Ardian Gashi, dhe antarin e kryesisë dega në Drenas z.Adnan Thaqi ku u zotuam se do të vazhdojmë së bashku drejtë fitores me kryeministrin z.Kadri Veseli”, ka shkruar Thaqi në profilin e tij në Facebook.

Thaqi në zgjedhjet e fundit lokale (të jashtëzakonshme) ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, ku kishte marrë 1 589 vota, apo 7.62 % të votave të qytetarëve të Drenasit./Indeksonline/