12:12 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ish-kryetari i Gjilanit sulmon PDK-në, thotë se i ndihmoi tinëz Hazirit të bëhet kryetar

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka komentuar fitoren  e Lutfi Hazirit të LDK-së në balotazh.

Mustafa përmes një statusi në FB ka drejtuar akuza ndaj disa subjekteve politike duke mos i specifikuar, të cilat, sipas tij, ndonëse nuk kanë lidhur marrëveshje me Hazirin, ndihmuan që ai të zgjidhet kryetar.

Ndryshe Mustafa ishte në krye të Gjilanit nga viti 2007 deri në vitin 2013.

Postimi i plotë:

KAMELEONËT dhe HIENAT

Ju qe u takoni subjekteve tjera politike dhe qe nuk formalizuat marreveshje publike me Luten e me LDK-ne por qe mbreme, menjehere pas ores 19.00 vrapuat te fotografoheni me fituesin, jeni e keqja e vogel e demokracise. Ju jeni transparent.

E keqja e madhe jane ata qe kane lobuar tinezisht, kane votuar ndryshe nga ajo qe e thone dhe nuk dalin n’syret me kryetarin. Me sa di une te dy ketyre llojeve u thuhet KAMELEONE po ky soji i dyte ka elemente te dukshme te HIENES. Eeee keta, ta djegin “çergën” keq.

Qeshtu eshte ne keto hapsirat ku jetojme ne, s’behet ndryshe as lehte as shpejte!