Ish kryetari i Istogut bën thirrje të votohet Bekë Berisha, tregon pse nuk bën të votohet LDK-ja

Ish-kryetari i Istogut, Januz Januzaj ka bërë thirrje që të votohet Bekë Berisha në balotazhin e 14 nëntorit.
Intelektuali, patrioti dhe ish-kryetari i Istogut gjatë viteve 1999-2000 ka thënë se ndaj Bekë Berishës po bëhet propagandë e madhe nga ata që kanë shkatërruar çdo sferë të jetës në Istog.
“𝗕𝗲𝗸ë 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮, në punën e përditshme për raundin e dytë të votimeve në Komunën e Istogut që, më në fund, edhe këtu të ketë ndryshime për të mirën e popullatës e jo të grupacioneve, është duke u përballur me dy rryma të propagandës shumëvjeçare: – 𝗚𝗿𝘂𝗽𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿ë i propagandës është ai i cili Bekë Berishën e shenjon si ryshfetxhi e kriminel ( pa asnjë fakt ), ndërsa për udhëheqësit e deri tashëm komunalë thur lavde historike, ekonomike e politike për komunën tonë, si njëra prej më të zhvilluara. Propaganduesit e këtij grupacioni, që veten e quajnë institucionalistë, asgjë të Institucioneve shtetërore nuk pranojnë, sepse, po të kishin pranuar, atëherë do të duhej ta thoshin se Institucionet tona shtetëre e kanë dënuar Kryetarin e Komunës dhe se Institucionet e Kosovës janë duke i hetuar për krime edhe një numër të madh të Udhëheqësve e zyrtarëve komunalë. Populli i Istogut e di se Grupacioni i pushtetit në Komunën tonë – arsimin e ka degraduar dhe nëpërkëmbur, – në degën e urbanizmit ka bërë veprime e përfitime kriminale, – ndërsa në fushën e bujqësisë ka arritur deri te keqpërdorimet marramendëse me njerëz e me natyrën. – Në Komunën e Istogut, institucioni i konkursit, jo që shfrytëzohet, por ai nuk ekziston fare. Në vende të punës futen njerëzit, jo vetëm sipas interesave partiake, por edhe më ngushtë, sipas interesit grupor; djali, vajza, mbesa, nipi, reja, kunetë e kunata, miku e mikesha. Të rinjtë le të ikin jashtë! – 𝗚𝗿𝘂𝗽𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗶 𝗱𝘆𝘁ë i propagandës, për habi, përbëhet edhe nga jashtë Istogut dhe shkon edhe deri te disa televizione kombëtare e te disa 𝘢𝘯𝘢𝘭𝘪𝘴𝘵ë e gazetarë 𝘵ë 𝘱𝘢𝘷𝘢𝘳𝘶𝘳. Në 𝘢𝘯𝘢𝘭𝘪𝘻𝘢𝘵 e tyre ata thonë se Istogu është vend ,,i qetë, i kulturuar dhe i ngritur” dhe se aty nuk kalon ashpërsia e egërsia. Thua se popullata e vendeve të tjera në Kosovë është primitive dhe e hallakatur! Ky është qëndrimi ,,i kulturuar” , me eufemizëm, i asaj çka thonë ata të grupacionit të parë propagandistik: ,,Këtu është LDK – ja”, pra në Istog nuk duhet të ekzistojë asnjë parti tjetër dhe asnjë kandidat tjetër. Ne jemi historia dhe ajo fillon e përfundon me ne. Pra, vetë kandidatura e Bekë Berishës, Programi dhe Partia e tij janë të huaj, të ashpër dhe të egër. Istogu është një Parti dhe ashtu duhet të mbetet ! Çfarë mjerimi mendor, intelektual dhe shpirtëror “ shkruan Januzaj në Facebook.