75 Mall Live Search
21:56 / E Hënë, 13 Janar 2025 / FR

Ish-kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe veprimtari Emin Krasniqi mbështesin Ilir Tahirin

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, gjatë ditës së sotme ka pranuar mbështetjë nga ish-kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe veprimtarit Emin Krasniqi.

Tahiri, përmes një postimi në facebook u shprehë se sa herë që jemi bashkuar kështu, qytetarët janë bashkuar me ne dhe fitoret i kemi pasur të sigurta.

Ndërsa theksoi se Kamenica ka fituar kur ne jemi bashkuar për fitore.

“Bashkë me Bacin e Begin dhe miqtë e tjerë, për ta bërë Kosovën ashtu siç e meriton qytetari i saj.

Sa herë që jemi bashkuar kështu, qytetarët janë bashkuar me ne dhe fitoret i kemi pasur të sigurta.

#Kamenica ka fituar kur ne jemi bashkuar për fitore.

Me Bedri Hamzën #kryeministër, #Kosova do të bëhet më mirë. Do ta vazhdojmë aty ku e kemi lënë në kohën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Tahiri./Indeksonline/