Ish-kryetari i Kuvendit: Delegatët e 2 Korrikut ishin të vendosur për liri dhe pavarësi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovë, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990 Iljaz Ramajli, ka kujtuar ngjarjet në kontinentit të përpjekjeve të atij brezi për liri dhe pavarësi.
Duke folur në seancën solemne, Ramajli shtoi se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavisë kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë.
“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit delegatët duke qenë të vendosur për të quar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen”.
“Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike, LDK, artikulonin këto kërkesa gjithë popullore”.

“Sot këtu nuk janë prezent të gjithë gratë dhe burrat që morën pjesë me 2 Korrik, në mesin e të gjallëve është edhe kryesuesi i mbledhjes Bujar Gjurgjialo”.
Përmes një video, është kujtuar edhe Gazmend Zajmi, i cili ishte përkujdesur për aspektin juridik e Kushtetues të Deklaratës së 2 Korrikut.
