11:49 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / mp

Ish kryetari i Zveçanit i drejtohet protestuesve: Të arrestuarit sot në orën 12 dalin para gjykatës, shumëçka do të varet nga i vendimit të gjykatës

Ish kryetari i  komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, i bëri thirrje turmës që të protestojë në mënyrë paqësore.

Ai mohoi se ka nuk ka grupe kriminele në protestat në veri të vendit, dhe theksoi se në protesta marrin pjesë vetëm qytetarët.

Ai u tha të mbledhurve në Zveçan se të arrestuarit R.P dhe D.O do të dalin sot në orën 12 para gjykatës dhe shumëçka do të varet nga epilogu i vendimit të gjykatës.

Ai ka përsëritur kërkesat e serbëve që të arrestuarit të lirohen dhe ka kërkuar tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, duke thënë se deri sa të bëhet kjo do të protestojë.