Ish-kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit!

Liljana Stevanoviç, ish-kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.
Ndërsa, në mesin e kandidatëve janë edhe dy ish-deputetët, Igor Simic dhe Slvako Simic, transmeton Indeksonline
Kujtojmë se në mars të 2022’s Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte marrë vendim që ta pezullojë Liljana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhej në njoftim. /Indeksonline/