75 Mall Live Search
11:15 / E Diele, 12 Qershor 2022 / LB

Ish kryetarja nga ShBA: Lugina dhe Presheva nuk janë pa miq

Ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani thotë se Lugina dhe Preshevës nuk janë pa miq. Ajo ka thënë se Lugina është bashkërenduar me kryeqendrat e kombit dhe me adresat e aleatëve të shqiptarëve.

Këtë, sipas saj, e dëshmoi vizita dhe takimet me nivelet e larta në SHBA.

Postimi i plotë i Sinanit:

Si Luginë, si Preshevë, nuk jemi pa miq. Nuk jemi të izoluar. Nuk jemi të pabashkërenduar me kryeqendrat e kombit dhe me adresat e aleatëve të shqiptarëve 💞

Këtë e dëshmoj edhe vizita jonë dhe takimet me nivelet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të dinamizimit të ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës 💪

Ato nuk do të realizoheshin pa përkrahjen dhe përkushtimin e shumë kontribuesve dhe miqve të Luginës së Preshevës 🙏

Pa mbështetjen financiare të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z.Albin Kurti 🇽🇰

Pa mbështetjen politike të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱

Pa organizimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me z. Joseph dhe znj.Shirley DioGuardi 🤝

E natyrisht, pa të palodhshmin për interesat e Luginës së Preshevës, z.Faton Bislimi ☝️

Falenderime nga zemra ❤️

God Bless USA 🇺🇸