23:45 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Ish-legjenda e Milanit për pak të vritej nga sulmet Ruse në Ukrainë

Andriy Shevchenko ka përjetuar momente tmerri në Ukrainë, teksa ish-legjenda e njohur e Milan ka rënë pre e sulmeve ruse.

Rusia ka shtuar sot sulmet drejt Ukrainës duke bombarduar me raketa disa pjesë të Kievit.

Legjenda e Milanit ka postuar në rrjetet sociale ngjarjen e ndodhur atij personalisht, ku ka përshkruar se si ndodhi e gjithë situata.

“Sot Rusia hodhi 80 raketa dhe 12 dronë kamikaz në Ukrainë. Unë isha në tren, ndaluam nën predha. Ato pak orë ishin si një përjetësi”, ka shkruar Shevchenko.