75 Mall Live Search
13:28 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / B O

Ish-legjenda e skuadrës bëhet trajner i Valencias

Rubén Baraja do të jetë trajneri i ri i Valencias. Vendimi u mor nga aksioneri i shumicës, Peter Lim, pas dy ditësh takimesh në Singapor, ku morën pjesë drejtori sportiv, Miguel Ángel Corona dhe drejtori i korporatës, Javier Solís.

Baraja ishte aktualisht pa ekip pasi kishte udhëhequr Elche, Rayo, Sporting dhe Zaragoza në periudha të ndryshme të karrierës së tij, të gjitha në Kategorinë e Dytë.

Baraja konsiderohet i kualifikuar për të nxjerrë Valencian nga kriza në të cilën është zhytur.

Por përveç kësaj, në zgjedhjen e tij vlerësohet shumë fakti që ai është një legjendë e klubit dhe epërsia e tij ndaj tifozëve valencianë mund të jetë shpresë për ekipin./Indeksonline/