Ish-legjendat e Manchester United në Bilbao për ti përkrahur në finale

Sonte luhet finalja e Europa League, mes Manchester United dhe Tottenham.
Qyteti i Bilbaos, respetktivisht stadiumi “San Mames” do të jetë nikoqir i dy skuadrave angleze, që do të kërkojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm evropian, shkruan IndeksOnline.
Në mesin e shumë tifozëve dhe përkrahësve, “Djajtë e kuq” do të kenë edhe dy tifozë special.
Dy nga ish legjendat e Manchester United, Rio Ferdinand dhe Paul Scholes ndodhen në Bilbao, ku do të ndjekin nga afër finalen e Europa League./IndeksOnline/
