75 Mall Live Search
17:56 / E Diele, 25 Gusht 2024 / G T

Ish-lojtari i Ajaxit shënon dy golat e parë në Superligë, Ballkani mposht Feronikelin ‘74

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Feronikelit 74 në ndeshjen e javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Katër golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë të këtij takimi, shkruan Indeksonline

Fillimisht, Walid Hamidi shënoi për 1:0 në minutën e 53’të, kurse më pas Shabani barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 65’të.

Dy golat e fundit dhe të fitores për ekipin e Ilir Dajës i shënoi Giovanni, për të cilin ishin dy golat e parë në Superligë.

Kujtojmë që braziliani është një prej lojtarëve më të shtrenjtë në Superligë. Dhe më parë ka luajtur për skuadrat si, Ajax dhe Fluminese.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e parë pas tri xhirove të para në elitën e futbollit kosovar, kurse Nikli me zero pikë pas tri ndeshjeve./Indeksonline/