75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 18 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ish-lojtari i Chelseas tërhiqet nga futbolli

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Ryan Bertrand, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist pasi kishte probleme me lëndimet.

34-vjeçari ka qenë pa klub që kur u largua nga Leicester vitin e kaluar pasi iu bashkua klubit në një transferim të lirë nga Southampton në vitin 2021.

Duke folur për vendimin e tij në Sky Sports News, Bertrand tha: “Vetëm për të sqaruar zyrtarisht do të tërhiqem nga futbolli, transmeton IndeksOnline.

Kulmin e suksesit Bertrand e kishte tek Chelsea, pasi e filloi karrierën e tij në Stamford Bridge – duke bërë 57 paraqitje për Blut mes 2010 dhe 2013.

Gjatë kohës së tij në Chelsea, Bertrand fitoi Ligën e Kampionëve. Ai filloi finalen e 2012 dhe ndihmoi Blutë të mposhtin Bayern Munich me penallti.

Bertrand gjithashtu përfaqësoi Anglinë 19 herë gjatë karrierës së tij, duke gjetur rrjetën një herë për Tre Luanët./IndeksOnline/