Ish-lojtari i Chelseas vuan nga një sëmundje e rëndë, njofton se i ka mbetur pak ditë jetë
Ish-futbollisti i Chelseas, Lamisha Musonda ka njoftuar se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të jetuar.
33-vjeçari ka dal me një reagim publik, ku ka dhënë informacione për gjendjen e tij shëndetësore, shkruan IndeksOnline.
Ai thotë se ka dy vite që vuan nga kjo sëmundje dhe gjatë kësaj kohe ka pasur një mbështetje të madhe nga personat që kishte afër tij.
Mesazhi i Musondas ka prekur emocionalisht fansat e futbollit, pasi kuptuan se do të jetojë edhe pak ditë jetë.
“Jeta është e përbërë nga lartësi dhe ultësi, dhe askush nuk mund ta kuptojë vërtet dhimbjen që duron.
Këto dy vitet e fundit kanë qenë veçanërisht të vështira dhe rraskapitëse për mua. Me trishtim të madh ju njoftoj se po luftoj për të rifituar shëndetin tim, gjë që shpjegon mungesën time nga rrjetet sociale.
Më është dashur të përballem me realitetin: shëndeti im është kritik dhe tani po luftoj për të mbijetuar. Ndihma juaj dhe lutjet tuaja do të thoshte shumë për mua gjatë kësaj kohe. Unë dhe familja ime po luftojmë, dhe unë nuk do të dorëzohem deri në frymën time të fundit.
Siç e shihni, pata fatin të përjetoj një rini kaq të bukur… dhe kam akoma shumë për të dhënë. Por ka kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që do të kisha dashur t’i falënderoja personalisht. Mendimi se mund të mos kem mundësinë ta bëj këtë gjë më trishton.
Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Lamisha Musonda./IndeksOnline/

