75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 24 Janar 2025 / G T

Ish-lojtari i Chelseat bëhet ushtarë, po stërvitet në Guajana

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Francës dhe disa klubeve në Europë, Florent Malouda është duke kryer ushtrinë.

Malouda tashmë i pensionuar nga futbolli aktiv ka preferuar që t’i futet ushtrisë dhe tashmë po e bën këtë në shtetin afrikan, Guajana, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i Chelseat tani 44-vjeçar është një rezervist i kësaj ushtrie.

“Regjimenti i tretë i këmbësorisë së huaj mirëpret z. Florent Maloudan në rezervën e tij qytetare, si oficer. Pas një karriere të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar, ai dëshiron të ndajë dhe transmetojë vlerat e përkushtimit”, shkruhet në njoftim.

Gjatë karrierës së tij, Malouda ka zhvilluar 707 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 119 gola dhe ka bërë 116 asiste./Indeksonline/