Ish-lojtari i Dritës largohet nga Laçi, pati bllokim të enëve të gjakut

Kyrian Nwabueze është larguar nga klubi i Laçit. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i klubit të Laçit, Shpëtim Duro.
Arsyen e largimit të sulmuesit nigerian e ka zbuluar gazetari, Ylli Aga në emisionin “Gol pas goli” në Super Sport, shkruan Indeksonline.
Sulmuesi nigerian ka pasur një bllokim të enëve të gjakut, ku është detyruar të ketë një intervenim të menjëhershëm. Pas intervenimit, ai është nisur për në ShBA.
“Nwabueze ka patur një bllokim të enëve të gjakut. Shqetësuese dhe me fat që është kapur në kohë. Ka pasur dhimbje koke, ka shkuar në spital.”
“Është bërë një ndërhyrje shumë e vështirë, ka kushtuar shumë, pagesa më e rëndësishme që është bërë ndonjëherë nga klubi i Laçit për këtë lojtar. Fati i mirë është që ai është jashtë rrezikut për jetën dhe fat i keq është që humbasim një lojtar që ka lënë gjurmë në futbollin tonë”, zbuloi Ylli Aga.
Nwabueze ka qenë pjesë e klubit kosovar, Drita në të kaluarën. Ndërsa, sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Superiore./Indeksonline/