Ish-lojtari i famshëm Diaby tregon për jetën e tij larg mediave, zbulon profesionin e ri
Abou Diaby, tashmë 39 vjeç, po jeton një jetë të qetë larg vëmendjes publike në lagjen e 5-të të Parisit, ndërsa ka nisur një kapitull të ri profesional në arsim dhe menaxhim.
Ish-mesfushori francez ka folur për jetën e tij të përditshme dhe mungesën e ekspozimit mediatik, duke theksuar se kjo nuk ka ndikuar aspak në mënyrën e tij të jetesës.
🚨 Aujourd’hui âgé de 39 ans, Abou Diaby 🇫🇷 vit une vie paisible et loin des projecteurs dans le Ve arrondissement de Paris. 🗼
— BeFootball (@_BeFootball) May 5, 2026
« 𝗟𝗲 𝗳𝗮𝗶𝘁 𝗱𝗲 𝗻𝗲 𝗽𝗮𝘀 𝗲̂𝘁𝗿𝗲 𝗲𝘅𝗽𝗼𝘀𝗲́ 𝗻'𝗮 𝗷𝗮𝗺𝗮𝗶𝘀 𝗲𝘂 𝗱'𝗶𝗺𝗽𝗮𝗰𝘁 𝘀𝘂𝗿 𝗺𝗼𝗶. 𝗝'𝗮𝗶𝗺𝗲 𝗯𝗶𝗲𝗻 𝗮𝗹𝗹𝗲𝗿… pic.twitter.com/qHg8DTvuGI
“Fakti që nuk jam i ekspozuar nuk ka pasur asnjë ndikim tek unë. Më pëlqen të shkoj në mëngjes të marr ushqimin tim në qetësi,” ka thënë ai për L’Equipe.
Sipas raportimeve, ai jeton një jetë të thjeshtë në Paris dhe shpesh përdor transportin publik pa asnjë vëmendje të veçantë.
Paralelisht me jetën e tij në Francë, Diaby po ndjek një program menaxhimi në “HEC Doha”, me synimin për të zhvilluar aftësi në fushën e biznesit dhe drejtimit.
“Është një nga kampuset më të mira në botë. Programi zgjat mbi tetëmbëdhjetë muaj. Për t’u pranuar, kam kaluar shumë faza seleksionimi: intervista para një jurie, studime rastesh, shkrim analizash dhe zhvillim të strategjive praktike…”

Ai shton se fillimi ka qenë sfidues dhe kërkonte përshtatje me ritmin e studimeve.
“E pranoj që në fillim ishte sfidë — duhet të rikthehesh në ritëm. Më mori kohë. U ktheva në shkollë, bëja detyra, dorëzoja ese në anglisht, mësova gjuhën e biznesit.”
Diaby e konsideron këtë program si një nga vendimet më të mira të jetës së tij.
“Sinqerisht e dua këtë program… në fund të javës i thashë vetes se ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetën time.” /Indeksonline/

