Ish-lojtari i La Ligas: Në futboll fitoja 1 milion euro në vit, nga droga këto para i fitoja për 2 muaj

Ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane, Koke është dënuar muajin e kaluar me gjashtë vjet burg.
Ish-futbollisti i Malaga, Rayo Vallecanos, Marsej, Sportin Lisbon ka rrëfyer për fitimet që kishte në futboll dhe nga rrjeti me drogë.
“Jeta është pak e komplikuar. Duhet të paguash për budallallëqe. Si futbollist, je me fat që fiton shumë para. Kam fituar ndoshta një milion euro në vit. Në biznesin tjetër, fiton në dy muaj atë që mund të fitosh në një vit në futboll. Por jetën e ke në rrezik” ka thënë Koke./Indeksonline/