Ish-lojtari i Liverpoolit pëson sulm në zemër, në gjendje të rëndë shëndetësore

Futbollisti i njohur për tifozët e futbollit, Mark Gonzalez është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Faqja zyrtare e Liverpoolit e ka konfirmuar se lojtari ka pësuar sulm në zemër, shkruan IndeksOnline.
“Ne shpresojmë që ish-lojtari ynë, Mark Gonzalez të shërohet pas një sulmi në zemër”, shkruhet në faqen ‘The Reds’.
36-vjeçari luajti një sezon në ‘Anfield’ në vitin 2006/07. Ai më pas u transferua në Real Sociedad. Duke vazhduar karrierën në Betis, CSKA Moscow dhe në Colo-Colo./IndeksOnline/