75 Mall Live Search
12:40 / E Martë, 05 Korrik 2022 / B O

Ish-lojtari i Liverpoolit prezantohet si trajner në Slloveni, huliganët e maskuar i futen në konferencë dhe e kërcënojnë

Prezentimi i Albert Rieras si trajner i ri i Olimpija Lubjanës u ndërpre dje nga ndërhyrja e huliganëve të maskuar, tifozë të klubit.

Huliganët shpërthyen në fillim të konferencës për shtyp, u afruan në tavolinën ku ish-futbollisti i Liverpoolit ishte ulur me punonjësit e klubit dhe filluan të bërtasin.

Riera i pyeti nëse kishin ndonjë pyetje në lidhje me futbollin, gjë që i zemëroi edhe më shumë huliganët, ndaj ata filluan të bërtisnin edhe më fort.

“Nuk je i mirëpritur këtu”, bërtiti njëri prej tyre, pas së cilës spanjolli u largua.Tifozët e Olimpijas janë të indinjuar nga largimi i Roberto Prosinecki, i cili u largua nga klubi javën e kaluar pas vetëm tre muajsh për shkak të një konflikti me drejtuesit.

Drejtuesit e Olimpijës pretendojnë se Prosinecki është shkarkuar për shkak se ka anuluar seancat stërvitore ose nuk është paraqitur në to.Riera: Një përvojë surreale

“Duhet të ishte një ditë e paharrueshme në karrierën time, e para në të cilën unë jam trajner”, tha Riera (40), një ish-lojtar i Bordeaux, Espanyol, Manchester City, Liverpool, Watford, Galatasaray.

“Megjithatë, u kthye në gjënë më surreale që kam përjetuar ndonjëherë. Nuk kam frikë nga kërcënimet, nuk jam larguar për shkak të tyre”, përfundoi ai.