75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / L A

Ish-lojtari i Manchester Unitedit vendos të përfaqësojë Xhamajkën

Sulmuesi i Marseille, Mason Greenwood, ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Xhamajkës.

Kjo vjen pasi kishte pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Federata angleze pas akuzave për përdhunim dhe sulm ndaj tij, Greenwood ka kryer formalitetet e nevojshme për t’u përzgjedhur nga Xhamajka.

23-vjeçari vendosi të përfaqësojë vendin ku lindi babai i tij dhe pasi Greenwood luajti ndeshjen e tij të vetme për Anglinë kur ishte nën 21 vjeç, ai mund të ndryshojë kombet për të përfaqësuar.

Greenwood, kishte bërë vetëm një paraqitje për Anglinë në vitin 2020, në ndeshjen ndaj Islandës në “Ligën e Kombeve”.

Greenwood, pritet të debutojë me Xhamajkën në ndeshjet kualifikuese për Botërorin e vitit 2026, që pritet t’i zhvillojë në qershor./IndeksOnline/