Ish-lojtari i Premierligës do të dalë para gjyqit në Brazil

Ish-lojtari i Premierligës do të përballet me drejtësinë.
Bëhet fjalë për francezin, Dimitri Payet i cili u akuzua për “dhunë psikologjike” ndaj ish-së dashurës së tij, Larissa Natalya Ferrari.
Çështja kundër ish -lojtarit të West Ham , 38 vjeç, u pushua fillimisht nga prokurorët në Rio de Janeiro.
Megjithatë, Payet u padit përsëri pas një apeli muajin e kaluar.
Gazeta braziliane “Globo” raportoi se gjykata e Rio de Janeiros të premten e kaluar pranoi ankesën e zyrës së prokurorit publik dhe Payet tani do të dalë në gjyq.

Avokatja mbrojtëse e Payet, Sheila Lustoza, tha se thuhet se nuk është dakord me vendimin, por e respekton atë dhe theksoi se ishte një pjesë e natyrshme e procesit.
Payet, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për skuadra të njohura si Lille, Marseille, West Ham dhe së fundi në Brazil te Vasco da Gama.
Po ashtu 9 vjet më parë, Payet kishte thyer zemrat e tifozëve shqiptarë ku kishte shënuar në “Euron 2016”, ndaj Kombëtares Shqiptare në fazën e grupeve./IndeksOnline