Ish-lojtari i Premierligës largohet nga Meksika, kjo është arsyeja
Ish-lojtari i Premierligës, Allan Saint-Maximin ka ndërprerë kontratën me klubin meksikan, Club America.
Francezi, vendosi të ndërprejë ecurinë e tij 6 mujore për një arsyje shumë shqetësuese.
Kjo për shkak të racizmit nga tifozët atje, drejtuar fëmijëve të tij që bëri atë të largohet menjëherë.
“Po sulmohem, nuk është problem, unë u rrita… Por ka një gjë që nuk do ta toleroj kurrë, dhe ajo është sulmi ndaj fëmijëve të mi”, deklaroi Saint-Maximin.
Ai ju kishte bashkuar Club Americas, në gusht të vitit të kaluar ku bëri 14 paraqitje dhe shënoi 3 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/

