Ish-lojtari i Romës merr kërcënime nga tifozët e klubit holandez
Ish mbrojtësi i Romës, Rick Karsdorp, i cili është huazuar në Feyenoord, i është dërguar kërcënime nga klubi holandez.
Mbrojtësi i djathtë, i cili ka qenë i hapur për dështimin e tij të kohës në Stadio Olimpico, ka zbuluar në një intervistë se atij i janë dërguar kërcënime nga tifozët e Feyenoord me postë.
Ai i tha VTBL : “Edhe vërshëllimet mund të kuptohen. Nëse humbni, unë e kuptoj zhgënjimin e tifozëve dhe e kuptoj që ju ma drejtoni gishtin. Por porositë në postë unë nuk do t’i pranoj.
” Ata do të bënin më mirë nëse do të vinin në stërvitje dhe të ma thonin në fytyrë. Këta njerëz duhet të lënë familjen time rehat. U ktheva sepse e doja aq shumë. Doja të vishja një fanellë të Feyenoord ”.
Këtë sezon, mbrojtësi i djathtë holandez është shfaqur në të katër ndeshjet Eredivisie për Feyenoord, duke shënuar edhe një gol./Indeksonline/