Ish lojtari më i mirë në Kosovë: Shqetësuese gjendja e futbollit të Kosovës

Elvis Osmani kujtohet si një prej sulmuesve më të mirë në futbollin kosovar.
Për afro 20 vite, ai luajti në disa skuadra të njohura vendore, veçanërisht te Trepça dhe Trepça ‘89.
Edhe pse është pensionuar që disa vite nga futbolli aktiv, Osmani e përcjellë me vëmendje Superligën tonë.
Sivjet ai ndjehet i zhgënjyer nga manipulimet e ekipeve kosovare.
“Superligën e Kosovës e percjelli me interesim të jashtëzakonshem. S’ka lojë që nuk e përcjelli. Zhvillimet e fundit sikurse gjithë opinioni edhe mua më kan shqetësuar. Ne 5 gjirot e fundit për disa ekipe ka ndodhur mrekullira dhe kjo ka qenë shqetësuese edhe në dëm të futbollit të Kosovës, siç u pa sonte edhe hetimet nga UEFA kishin filluar. Une shpresoj që këto gjëra do te ndalen njëherë e përgjithmonë”” deklaroi Osmani për Indeksonline.
Ndryshe, në vitin 2004, Osmani ishte zgjedhur futbollisti më i mirë në Kosovë nga Federata e Futbollit të Kosovës.