10:42 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ish-luftëtari i UÇK-së thirret si i akuzuar nga Specialja, refuzon të shkojë…!

Faik Zogaj, ish- ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i thirruri i radhës nga Gjykata Speciale

Zogaj ka bërë me dije se është ftuar në cilësinë e të akuzuarit.

Përmes shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka theksuar se nuk do t’i përgjigjet kësaj gjykate pasi nuk e njeh.

“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam marrë thirrje në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, së cilës nuk do t’ii përgjigjem më 21.03.2020, sepse unë personalisht nuk e njoh ketë gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënojë kriminelet që m’i vranë më të dashurit e mi brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj