10:19 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ish luftëtari i UÇK-së reagon lidhur me mos rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Dje me rritje janë proceduar pagesat e pensioneve për disa nga kategoritë pensionale.

Mirëpo nga rritja prej 15-20% nuk kanë përfituar edhe kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Indeksonline.

E lidhur me këtë ka reaguar, ish-luftëtari  i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj se a e kanë merituar një ngritje të pensioneve, qoftë edhe për një euro.

Qeriqi i cili njëherësh është edhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka thënë se kësaj here janë zhgënjyer nga kreu i ekzekutivit.

 “Kryeministër,  ne si luftëtarë a nuk e merituam të paktën një euro ngritje të pensioneve a? Kemi besuar dhe shpresuar shumë tek ju, mirëpo kësaj here na ke zhgënjyer”, ka shkruar ai.